Hapet edicioni i 21-të i Panairit të Librit “Tirana 2018”, Botimet FLETA vjen me tituj ekskluzive 

Foto: AA

Sot nëpërmjet një ceremonie në Pallatin e Kongreseve është hapur edicioni i 21-të i Panairit të Librit “Tirana 2018”, ku shtëpitë botuese për disa ditë me radhë do të prezantojnë botimet e tyre, transmeton Gazeta e Re.

Panairi e cila do të mbahet nga datat 14-18 nëntor po organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Botimet FLETA edhe këtë vit do të vazhdojë traditën. Si stand që çdo vit sjell botime ekskluzive, FLETA është një ndër më të vizituarit e panairit dhe ofron zbritje të mëdha në mënyrë që të jetë sa më afër lexuesve.

Në panairin e 21-të të librit “Tirana 2018”, Botimet FLETA prezantohet me tituj të rinj të botuara gjatë muajit tetor-nëntor, ku në total kjo shtëpi botuese ofron mbi 35 tituj.

“Pos titujve të rinj, që edhe kësaj radhe kanë zgjuar interesimin ende pa dalë në shitje, ne jemi kujdesur që të jemi pranë lexuesve edhe me çmime dhe oferta të volitshme për xhepin  lexuesit”, ka thënë për Gazeta e Re, drejtori i kësaj shtëpie botuese Emir Hukallo.

“Lexuesit tanimë kanë mësuar një adresë ku në çdo formë jemi në shërbim të tyre”, shtoi Hukallo.

Në këtë panair marrin pjesë edhe shtëpitë botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj. Panairi i Librit është një ngjarje e rëndësishme kulturore, ku marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese, si dhe institucione të ndryshme. Gjatë ditëve të panairit do të organizohen edhe aktivitete për promovimin e librave. Mbrëmjeve do të ketë programe letrare në ambient të hapur në qendër të qytetit ku do të ftohen autorë të ndryshëm. /Gazetaere.com/

 

Në panairin e Librit “Tirana 2018” Për ju me këta tituj! #LexojTani #BotimetFleta

Në panairin e Librit “Tirana 2018” Për ju me këta tituj! #BotimetFleta

Publiée par Botimet FLETA sur Lundi 12 novembre 2018

Kategoritë
KulturëLajmeRajoni

Të ngjajshmet