Hamza: Së shpejti fillon rehabilitimi i linjës hekurudhore

Në takimin e Këshillit Kombëtar për Investime, ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha tha se duke investuar në projektet infrastrukturore, nacionale do të shkurtohet rruga për në Bashkimin Evropian.

“Procesi i Berlinit ishte krijimi i një liste me projekte infrastrukturore. Projektet e identifikuara do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit tonë dhe do të shpejtojnë rrugën tonë drejt integrimit” tha Hoxha.

Ministri i Financave Bedri Hamza tha se janë në identifikimin e projekteve. Sipas tij janë nënshkruar marrëveshje për rehabilitimin e linjës hekurudhore, dhjetë me bashkëfinancim me BERZh.

“Kjo linjë lidh Kosovën nga porti i Selanikut. Unë kam kërkuat nga BERZh që ky projekt të fillojë së implementuari. Ministria e Financave  është e përkushtuar për realizimin e këtij projekti madhor që rimëkëmb transportin hekurudhor. Çdo vonesë do ta dëmtojë Kosovën. Kërkoj nga institucioni inplementues të fillojë  sa më shpejt me implementimin e projektit. Është jashtëzakonisht i nevojshëm funksionimi i kësaj linje. Projektet tjera të dala nga lista prioritare për të cilat është siguruar financimi janë projekti për ndërrimin e rrugës Prishtinë- Peje për pjesën e mbetur. Projekti i radhës që ka të bëjë me rehabilitimin e kanalit Ibër- Lepenc dhe projekti për trajtimin e ujërave të zeza”, ka thënë Hamza. Hamza si dy shembuj  të suksesit ka përmendur Ngrohtoren e Prishtinës dhe Fabrikën e  ujit në Shkabaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet