Hamza: Ministria e Financave e përkushtuar për mbështetjen e prodhimit vendor

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe komunitetit të biznesit.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për masat e reja të politikave fiskale dhe u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar në vendin tonë.

Hamza e njoftoi kryetarin e OEK-ut Safet Gërxhliu për masat tjera fiskale që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, si dhe për planet e Qeverisë së Kosovës në mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, si bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

Me këtë rast, Hamza e njoftoi kryetarin e OEK-ut se Ministria e Financave do të jetë e përkushtuar në hartimin e politikave të atilla tatimore që kanë për fokus mbështetjen e prodhimit vendor, ku komuniteti i biznesit do të jetë bashkëvendimarrës në politikat fiskale dhe gjatë këtij mandati Qeveria do të jetë në shërbim të prodhuesve për krijimin e një tregu atraktiv për investime.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, e vlerësoj lart përkushtimin dhe gatishmërinë e ministrit Bedri Hamza për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit, si dhe për planet e ardhshme të Qeverisë për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet