Haki Abazi: Dardan Molliqaj më sulmoi me grushte pas debatit

Zyrtari i vetëvendosjes, Haki Abazi, thotë se është sulmuar nga zyrtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, dhe shoqëruesi I tij.

Incidenti ka ndodhur në ambientet e redaksisë së televizionit T7.

Në një prononcim për KALLXO.com. Haki Abazi tha se ka qenë në korridor në dalje të studios pas debatit në T7, bashkë me Rexhep Hotin, dhe Dardan Molliqaj ka shkuar me zë kërcënues, ia ka kapur duart përcjellësi i tij dhe filloi një përleshje fizike.

“Unë kam qenë në dalje, kam qenë duke ecë me Rexhep Hotin, dhe ata më kanë sulmuar”, tha Abazi.

Sipas Haki Abazit, lidhur me rastin autori i emisionit Leonard Kerquki, e ka njoftuar Policinë.

Incidentin e ka konfirmuar edhe drejtuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki.

Për shkak të këtij incidenti, ai tha se nuk do të mund ta vazhdojë emisionin.

“E kishim planifikuar ta vazhdonim pjesën e dytë të emisionit me dy analistët, Jusuf Thaci dhe Rron Gjinovcit, në fakt gjatë ndërprerjes të shkurtër prej 2-3 minutave ka ndodhur një incident fizik. Z. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe prej shoqëruesit të tij, meqenëse nuk mundëm të flasim me Dardaninin na mbetët që të themi këtë dhe të insistojmë që t’i shikojmë incizimet, video incizimit e kamerave të sigurisë për të parë se carë ka ndodhur. Më vjen keq për këtë që ka ndodhur, nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i këtij emisioni që të vijnë deri në këso situata të tilla”, ka thënë Kerquki.

 

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet