Günsel 1, kjo është super-makina elektrike që kanë prodhuar turqit e Qipros Veriore (Video)

Dihet që makina elektrike prodhohen në të gjithë botën, por Günsel Model 1 është i pari i këtij lloji në botë që është projektuar dhe prodhuar në një vend që nuk njihet shumë nga komuniteti ndërkombëtar – Republika Turke e Qipros Veriore.

Nismëtar i këtij projekti është Prof. Suat Günsel, rektor i Universitetit të Lindjes së Afërt në Nikosinë e Veriut, një shkencëtar që ka patur në krah studentë, inxhinierë dhe përfaqësues të kompanive turke.

Që nga fëmijëria, Günsel ëndërronte ta sajonte një makinë të tij, një markë dalë prej mendjes së tij, dhe projekti aktualisht drejtohet nga i biri i tij, Irfan S. Günsel.

Modeli Günsel 1 është një Full Option nga të gjitha pikëpamjet.

Ne një motor elektrik prej 75 kW (102 hp), ka një bateri që mundëson ecjen 350 km vetëm me një karrikim.

Makina ka një start të kënaqshëm 0-100 km / h në 8 sekonda.

Në të ardhmen e afërt, Günsel planifikon të krijojë një rrjet karrikimi baterie në të gjithë territorin e Qipros Veriore, në çdo 30 kilometra.

Fillimisht, Modeli Günsel 1 do të jetë për blerësit në Qipron e Veriut dhe më pas shitjet do të shtrihen në Turqi.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet