Grupi i shkencëtarëve nga Turqia përgatit “Raport mbi tërmetin në Shqipëri”

Delegacioni i cili bën ekzaminime bashkë me Universitetin Politeknik të Tiranës, planifikon të bëjë të ditur për publikun “Raportin mbi tërmetin në Shqipëri”.

Një delegacion i përbërë nga akademikë të Universitetit të Shkencave të Zbatuara të Sakarya-s (SUBÜ) në Turqi, kanë vizituar Shqipërinë ku kanë ekzaminuar nga afër shkatërrimin dhe dëmtimin që ndodhi pas tërmetit të 26 nëntorit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga universiteti, thuhet se delegacioni i cili bën ekzaminime bashkë me Universitetin Politeknik të Tiranës, planifikon të bëjë të ditur për publikun “Raportin mbi tërmetin në Shqipëri”.

Në delegacion përveç zëvendësrektorit të Unviersitetit SUBÜ, Prof. Dr. Naci Çağlar, ishin të pranishëm edhe akademikë nga Fakulteti Teknologjik.

Kujtojmë se tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, përveçse shkaktoi 51 persona të vdekur dhe qindra të plagosur, shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar dhe dëmtuar pallate, shtëpi, monumente kulturore, shkolla, objekte të institucioneve ndërsa vendi u godit në ditët e fundit edhe nga disa tërmete të tjera.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet