Grupi ABBA pas 35 vitesh nxjerr albumin e ri të këngëve

Anëtarët e grupit suedez ABBA kanë njoftuar se për herë të parë pas 35 vitesh kanë incizuar një album të ri me këngë.

Grupi pop thotë se ka incizuar dy këngë të reja, njërën prej të cilave e kanë titulluar “I Still Have Faith in You“, transmeton AA.

Lajmi u publikua sot në njoftimin e Instagram-it nga Benny Andersson, Bjorn Ulvaeus, Anni-Frid Lyngstad dhe Agnetha Faltski.

ABBA kishte hite të mëdha në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, përfshirë këngët si “Waterloo” dhe “Dancing Queen”. Ata u ndanë në vitin 1982.

Përmes një deklarate ata thanë se anëtarët e grupit u bashkuan dhe u kthyen në studio dhe se planifikojnë një turne virtual me avatarë digjitalë.

Ata theksuan se kjo është “një përvojë jashtëzakonisht e lumtur” për ta.

ABBA ka njoftuar se kënga “I Still Have Faith in You” do të dalë së bashku me hologramin e grupit në dhjetor të këtij viti në një emision special televiziv.

Kategoritë
Kulturë

Të ngjajshmet