Gruaja pretendon se pa Jezusin në flakët e Notre Damit

Një nënë nga Skocia thotë se ka parë figurën e Jezusit në zjarret e Notre Damit.

Lesley Rowan, 38 vjeç po shikonte mbulimin e zjarrit të hënën natën në shtëpinë e saj në Aleksandri West Dunbartonshire, kur ajo tha se pa djalin e Perendisë.

“Kur pashë këtë foto natën e kaluar, unë u befasova vërtetë nga ajo që pashë. Kur shikoj atë foto , shoh një siluetë të Jezusit. Unë me të vërtetë shoh një imazh të gjallë”.

“Ndjej sikur do të sjell ngushëllim për njerëzit në Paris dhe në të gjithë botën në këtë kohë të trishtuar” tha Lesley.

Disa njerëz ranë dakord, duke thënë e mund të shihnin një fustan, ndërkohë që të tjerë thoshin se kjo mund të ishte vetëm një statujë ndërsa ata më cinikët thanë se mund të shihnin vetëm një zjarr. /Indeksonline/

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet