Gruaja e Kryeministrit, Buzhalës: Kena me lut edhe ty me t’fal diçka, nashta nalesh pak

Kritikat e drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala, për vendimet e kryeministrit Ramush Haradinaj, kanë nxitur reagimin e bashkëshortes së shefit të ekzekutivit të vendit.

Anita Muçaj ka sulmuar kritikat e Buzhalës për faljen e borxheve për kompanitë e ujit dhe dhënien e rreth 60 milionë eurove nga kryeministri.

Ajo ka ironizuar se do t’i lutet kryeministrit për t’i falur edhe Buzhalës diçka.

“Hajt Berat Buzhala se kena me lut edhe ty me t’fal dicka e nashta nalesh pak se je dhez dicka a thua se vetem ti pe don Kosoven…”, ka shkruar Anita Muçaj.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet