Greqia rihap dyqanet

Dyqanet greke rihapën dyert për herë të parë këtë muaj, ndërsa vendi lehtësoi lockdown duke deklaruar edhe rënien e numrit të koronavirusit.

Zëvendëskryeministri Adonis Georgiadis i bëri thirrje publikut të vazhdojë të respektojë masat e rrepta, sidomos duke shmangur grumbullimet.

“Nëse rregullat nuk ndiqen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbyllim dyqanet përsëri”, i tha ai transmetuesit grek Skai TV duke shtuar se ”lëvizja do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rritje të rasteve të reja”.

“Nuk ka asnjë mënyrë tjetër nëse hapet ekonomia dhe kjo çon në më shumë kontakte”, tha Georgiadis, raporton ATSh.

”Sidoqoftë, nëse rastet rriten, masat e bllokimit do të duhet të kthehen përsëri”, paralajmëroi ai.

Greqia nuk është goditur nga pandemia aq keq sa shumë vende të tjera europiane.

Dje, vendi raportoi 237 infeksione të reja brenda 24 orësh.

Deri tani vendi ka regjistruar 5 469 vdekje.

Kategoritë
BotaLajme