Greqia nuk hap kufijtë, nga Shqipëria lëvizin vetëm disa kategori të përcaktuara

Greqia nuk e ka liberalizuar plotësisht lëvizjen nga Shqipëria. Traun e doganës e kalojnë vetëm disa kategori të caktuara dhe me rregulla strikte.

“Ka pasur lajme se mund të hapej kufiri pa kushte por sot me 1 korrik Kapshtica vazhdon të jetë në të njëjtën situatë. Nuk mund të lëvizë asnjë qytetar shqiptar për arsye turistike apo për vizita familjare, mund të lëvizin vetëm rezidentët që janë me letra atje, shtetasit që kanë një kontratë pune në shtetin grek, personat për arsye shendetësore apo studimore me rekomandimet përkatëse” raportoi gazetari i Rtv Ora Artin Halili.

Ka diskutime se kufiri mund të hapet gjithë qytetarët pas datës 15 korrik por mbetet për tu parë në vijim se çfarë do të vendosin autoritetet greke.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet