Greqia i braktis në det, Turqia i shpëton

Afër brigjeve të qytezës Gokçeada të Çanakalasë janë shpëtuar në një gomone 40 azilkërkues, të cilët ekipet e Rojës Bregdetare greke i kishin detyruar të ktheheshin në ujërat territoriale turke.

Një grup emigrantësh u nis me gomone nga brigjet e qytezës turke Eceabat në drejtim të ishullit grek Semadirek (Samotraki) me qëllim për të hyrë ilegalisht në Greqi.

Ndërsa ishin duke lundruar me gomonen e tyre, grupi i emigrantëve, shumica afganë dhe afrikanë, u diktua nga ekipet e Rojës Bregdetare greke, të cilët i kthyen klandestinët në ujërat territoriale turke.

Kur gomonia iu afrua brigjeve turke afër Gokçeada, gomones iu morën edhe motori dhe bidonët me benzinë.

Të bllokuar në mes të detit emigrantët kërkuan ndihmë dhe ekipet e Rojës Bregdetare turke shkuan dhe i nxorën në tokë migrantët e parregullt.

Pastaj 40 emigrantët (12 gra dhe 12 fëmijë) u sollën në qytezën Eceabat dhe iu dha ushqim dhe rroba për të veshur.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet