Greqi, lirohet një prej puçistëve të FETO-s

Süleyman Özkaynakçı është lënë i lirë nga drejtoria e departamentit për të huajt e Policisë së Greqisë, në kuadër të vendimit për lirimin e tij nga Këshilli i Shtetit në Greqi.

Është liruar nga komisariati ku mbahej nën vëzhgim Süleyman Özkaynakçı, një prej puçistëve i cili u arratis në Greqi pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik 2016 në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës greke “Kathimerini”, mësohet se Özkaynakçı është lënë i lirë nga drejtoria e departamentit për të huajt e Policisë së Greqisë, në kuadër të vendimit për lirimin e tij nga Këshilli i Shtetit në Greqi.

Ndërkohë theksohet se Özkaynakçı është dërguar në një shtëpi sekrete nën masa sigurie.

Në vendimin e Këshillit të Shtetit në Greqi theksohej se Özkaynakçı do të qëndrojë i lirë me kushtin e kontrolleve të rrepta deri në njoftimin e vendimit të aplikimeve për azil të të gjithë ushtarëve të tjerë puçistë.

Gjithashtu ndaj Özkaynakçı është vendosur kushti me masa kontrolli të cilat e obligojnë të tregojë adresën, e cila nuk do të publikohet, të paraqitet në polici çdo ditë dhe të mos largohet nga vendi.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet