Greqi, çerdhet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të mbyllura për 14 ditë

Ministrja e Arsimit, Niki Kerameus tha se masat e reja që do të ndërmerren me institucionet arsimore në kuadër të luftës kundër COVID-19

Çerdhet dhe shkollat fillore në Greqi do të qëndrojnë të mbyllura për 14 ditë për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Arsimit, Niki Kerameus tha se masat e reja që do të ndërmerren me institucionet arsimore në kuadër të luftës kundër COVID-19.

“Shkollat fillore, çerdhet dhe qendrat e kujdesit për fëmijë do të qëndrojnë të mbyllura deri më 27 nëntor”, tha Kerameus, e cila vuri në dukje se këto institucione do të ofrojnë mësim në distancë në orare të caktuara.

Të gjitha institucionet e arsimit të mesëm dhe të lartë në Greqi ku zbatohet karantina kombëtare kanë kaluar më parë në arsimin në distancë ndërsa institucionet parashkollore dhe shkollat fillore nuk ishin përfshirë në këtë kuadër.

Vendi të enjten e kaluar me 3.336 raste ditore dhe 50 vdekje ditore regjistroi shifrën më të lartë të rasteve dhe vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë e deri tani.

Kategoritë
BotaLajme