Greqi, arrestohet aktori dhe regjisori Lignadis, i akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve

Ish-shefi i teatrit kombëtar grek ngarkohet se ka abuzuar seksualisht së paku dy fëmijë, midis së cilëve ishte një 14-vjeçare.

Aktori dhe regjisori grek i teatrit Dimitris Lignadis është arrestuar nën akuzat e abuzimit seksual të disa fëmijëve.

Ish-shefi i teatrit kombëtarë grek Lagnidis ngarkohet se ka abuzuar seksualisht së paku dy fëmijë, midis së cilëve ishte një 14-vjeçare.

Pas njoftimeve të mediave greke, policia arrestoi dje Lignadisin, i cili u mbajt në paraburgim në Artina.

Në prani të një avokati, Lignadis gjatë marrjes në pyetje mohoi akuzat.

Për shkak të akuzave, Lignadis dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në Teatrin Kombëtar Grek në fillim të shkurtit.

Opozita greke kritikoi ashpër kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministren e Kulturës Lina Mendoni, të cilët emëruan Lignadisin në pozicionin udhëheqës në teatër.

Mediat në Greqi këto ditë shkruajnë për skandale të shumta të abuzimit seksual, ndërkaq, vala e akuzave kundër anëtarëve të jetës sportive dhe kulturore u iniciua nga ish-kampionia olimpike e lundrimit Sofia Bekatorou, e cila tha se në vitin 1998 ajo u abuzua nga një udhëheqës i Federatës Greke të Lundrimit.

Kategoritë
BotaLajme