Greqi, anarkistët hedhin bojë dhe bomba tymuese ndaj Parlamentit

Disa dhjetëra ithtarë të grupit anarkist Rubicon hynë në oborrin e Parlamentit grek dhe hodhën bojë të kuqe në murin e ndërtesës.

Pjesëtarët e grupit anarkist të cilët nëpërmjet një njoftimi morën përgjegjësinë për këtë sulm, hodhën edhe dy bomba tymuese para se t’i shpërndajë policia, transmeton AA

Kryetari i Parlamentit Nikos Voutzis këtë akt e quajti ekstrem dhe jodemokratik.

Rubicon në njoftim tha se kanë hedhur bojë ndaj ndërtesës së Parlamentit në shenjë mbështetjeje, siç theksuan, luftës së drejtë të aktivistit komunist Dimitris Koufodinas i cili mban grevë urie.

Koufodinas është lider i organizatës së skajshme të majtë “17 Nëntori”, i cili është në burg duke vuajtur disa dënime me burg të përjetshëm.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet