Greqi, 1 424 raste dhe 23 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Greqia konfirmoi 1 424 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me dy nga këto të identifikuara në pikat hyrëse në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Gjithsej, Greqia ka konfirmuar 178 918 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë

Në rastet e konfirmuara të shtatë ditëve të fundit, 47 konsiderohen të lidhura me udhëtimet nga jashtë dhe 1 921 me raste të konfirmuara tashmë.

Aktualisht, janë 325 pacientë në ventilator në kujdesin intensive (ICU). Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

EODY konfirmoi edhe 23 vdekje të reja, që e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në 6 272.

Zona metropolitane e Athinës kryeson në totalin e rasteve të reja të infektimeve, me 439 dhe 115 në pjesën tjetër të Atikës.

Selaniku kishte 155 infeksione të reja në 24 orët e fundit.

Kategoritë
BotaLajme