Grenell: Trump nuk pret gjatë për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

I dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbërritur në Beograd.

Pas vizitës dhe takimeve që kishte në Prishitnë, i dërguari i Posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shkuar në Beograd.

Me të mbërritur në Beograd, Grenell, para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zgjasë shumë arritja e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, pra sipas tij, Trump nuk pret gjatë që kjo marrëveshje të arrihet, transmeton lajmi.net.

Siç shkruan Blici serb, Grenell, po ashtu ka thënë në Beograd ka thënë se, taksa që Kosova ka vendosur për mallrat serbe dhe boshnjake duhet të hiqet dhe se, Serbia duhet të ndalojë të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nga gazetarët në Beograd, nëse është optimist që një gjë e tillë mund të ndodhë, Grenell ka thënë se njerëzit e komunitetit të biznesit dhe qytetarët e zakonshëm janë duke pritur progres.

“Njerëzit e dinë që një gjë e tillë duhet të ndodhë, por disa politikan janë bllokuar në mënyrën e tyre të vejtët të të menduarit dhe duan të debatojnë për gjithçka. Le të hiqet taksa, dhe unë do të insistojë që Serbia të ndalojë lobimin, kjo duhet të ndodhë në të njëjtën kohë. Unë mendoj se jemi afër për ta bërë një gjë të tillë dhe njerëzit duan të ecin përpara, për ta kapërcyer të kaluarën”, deklaroi Grenell, transmeton lajmi.net.

Theksmojmë se Grenell në Kosovë është takuar me presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu ambasadori Grenell, është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafën, dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Grenell deklaroi se nuk ka biseduar për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës, por që nga zyrat e Vetëvendosjes, ai bëri thirrje që të hiqet taksa prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet