Gratë me më së shumti ndikim në Kosovën e pavarur

Gratë me më së shumti ndikim në Kosovën e pavarur

Ato tashmë janë pjesë e listës, e cila gjithnjë e më shumë po bëhet më e gjatë, ku figurojnë emrat e femrave që i kanë thyer të gjitha paragjykimet. Emrat e tyre dëshmojnë se gratë kanë vend edhe në botën e biznesit e madje edhe politikës. Mbi të gjitha ato dëshmojnë që nuk janë të zonja vetëm në sport dhe kulturë.

1.  Majlinda Kelmendi: Është emri me të cilin identifikohen sukseset e Kosovës në fushën e sportit. Një luftëtare e jashtëzakonshme, një sinonim i suksesit. Medalja e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016 mbetet një prej sukseseve më të mëdha të saj, të cilin nuk do të thotë që nuk do ta përsërisë. Ajo u shpall kampione olimpike dhe botërore në xhudo, dhe arriti që ta ngrit flamurin e Kosovës në mes të Rusisë, pas shpalljes kampione e botës.
2. Rita Ora: Pavarësisht që është muzikante, ajo ka lobuar shumë për çështjen e Kosovës. Duke mos hezituar asnjëherë të përmend vendin e prejardhjes në shumë paraqitje televizive. Ajo ka bërë një videoklip në Kosovë duke promovuar kështu rininë e Kosovës dhe shtetin më të ri në Evropë. Në vitin 2015, nga ish presidentja Atifete Jahjaga, mori titullin Ambasadore Nderi e Kosovës.
3. Atifete Jahjaga: Më 7 Prill 2011, me shumicë votash mori postin e presidentes, çka edhe bëri që Kosova të jetë një nga vendet e pakta evropiane që për presidente zgjodhi një grua. Ajo për pesë vite ushtroi me sukses postin e presidentes së Kosovës. Imazhi i saj ka arritur të depërtojë në skenën ndërkombëtare dhe të përfaqësojë dinjitetshëm Kosovën. Gjithashtu ka qenë politikania e vetme në vend që nuk është përfolur asnjëherë për korrupsion.
4. Vlora Çitaku: Është Ambasadorja e tretë e Kosovës në SHBA që prej shpalljes së pavarësisë. Para se të merrte detyrën e përfaqësimit të diplomacisë kosovare në SHBA, ka qenë Ministre e Integrimit Evropian dhe ish-Zëvendësministre e Jashtme dhe Ministre e Jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku, po ashtu ka qenë deputete në dy legjislatura nga radhët e PDK – së.
5. Arta Dobroshi: Është aktorja e parë shqiptare e cila ka shkelur në tapetin e kuq, në njërin prej festivaleve më të njohura në botë, atë të Kanës. Suksesi i Kanës jehoi jo pak, por filmi “Heshtja e Lornës” ka marrë një tjetër udhë të gjatë suksesi.
6. Zake Prelvukaj: Piktorja që pa dyshim mund të konsiderohet si femra e cila theu të gjitha tabutë në artin pamor. Ajo është një piktore me shpirt e zemër. Ajo me guximin dhe idetë e saj në artin tonë, ka arritur të sjellë një qasje dhe frymë të re. Madje Prelvukaj është vlerësuar si piktorja përfaqësuese e gjeneratës së saj.
7. Labinotë Demi – Murtezi: Është deputete në Parlamentin e Kosovës, momentalisht është një prej femrave më me ndikim në Kosovë. Ka qenë Drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit. Ajoka një ndikim të jashtëzakonshëm te besimtarët, duke qenë femra e vetme me mbulesë në Kuvendin e Kosovë.
8. Mimoza Kusari – Lila: E para grua në Kosovë që ka qenë në krye të një qyteti. Vet pozicioni që ka dëshmon për dijen dhe aftësitë e saj. Ajo në zgjedhjet e fundit komunale, arriti që të bëhet kryetare e Gjakovës. Më parë ajo ka qenë zëdhënëse dhe këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm, Bajram Rexhepi.
9. Linda Shala: Njihet për angazhimin e saj në promovimin e sportit dhe derisa ishte në krye të Trepçës, basketbolli në vend ishte në një dimension krejt tjetër. Kurse tani ajo drejton një biznes të suksesshëm në vend, ku dhe është pronare e Techno-marketit, një qendre tregtare që shet produkte të brendeve të njohura teknologjike. /Gazetaere.com/

 

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreTema e DitësVendi

Të ngjajshmet