Grabitet Prokuroria e Durrësiti merren dosje korrupsioni

Prokuroria e Durrësit ka rënë sërish pre e grabitjes për herë të dytë brenda muajit. Mësohet se persona të maskuar janë futur gjatë natës në ambientet e Prokurorisë dhe kanë marrë disa dokumente, ndërsa burimet i thanë Report Tv se dyshohet të jenë dosje korrupsioni, që lidhen me pronat.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se është grabitur zyra e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu, ku autorët kanë marrë dokumente me rëndësi, dosje origjinale hetimore, si dhe kompjuterin e prokurorit dhe të oficerit të policisë gjyqësore. Siç raporton Shqiptarja, ngjarja është konstatuar mëngjesin e sotëm, ndërsa po bëhet inventari mbi gjithçka që kanë marrë autorët, të cilët dyshohet se kanë qenë dy persona.

Uniformat blu vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes, si dhe për të zbardhur të vërtetën, ndërsa kanë bllokuar institucionin, duke nxjerrë jashtë të gjithë punonjësit. Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Durrësit grabitet brenda këtij muaji, pasi më 8 maj u grabit Posta sekrete e organit të Akuzës, ku u morën disa dokumente.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet