Grabitet pompa e benzinës në Fushë Kosovë, hajnat gjuajnë me armë punëtorin

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka thënë se viktima ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve ka ardhur një veturë brenda së cilës kishte pesë persona.

Të njëjtit në momentin kritik kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Të dyshuarit kanë arrit të grabisin nga viktima para dhe janë larguar.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë e cila është shtënë nga të dyshuarit.

Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar. 

Kategoritë
LajmeVendi