Gold AG lanson këngën “Shkronjat e arta”

“Shkronjat e arta” është titulli i këngës më të re të Gold AG, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Në këngën e re, reperi i këndon Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heronjve të luftës, ndërkohë që e ndërlidh me situatën aktuale.

Ardian Kastrati e ka bërë muzikën e kësaj kënge, ndërsa si rëndom, tekstin e ka shkruar vet Gold AG.

Sa i përket anës vizuale, xhirimin e videoklipit që e shoqëron këngën “Shkronjat e arta” e ka bërë MProduction.

Edhe ky projekt është në vazhdën e realizimeve patriotike të Arian Agushit që ndërlidhen me aktualitetin.

Kategoritë
KulturëLajme

Të ngjajshmet