Golashënuesi i Milanit, Ibrahimoviç, rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Në një deklaratë me shkrim nga klubi, theksohet se Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv si rezultat i testeve për COVID-19 të kyera për ekipin përpara raundit preliminator të Ligës së Evropës të UEFA-s

Klubi i Milanit në Itali njoftoi se golashënuesi suedez Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga klubi, theksohet se Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv si rezultat i testeve për COVID-19 të kyera për ekipin përpara raundit preliminator të Ligës së Evropës të UEFA-s.

Ndër të tjera njoftohet se golashënuesi suedez 38 vjeçar është vendosur menjëherë në karantinë në shtëpinë e tij dhe se janë informuar autoritetet shëndetësore.

Në deklaratën e klubit theksohet se testet e tjera të kryera për ekipin kanë rezultuar negativë.

Mesa duket Ibrahimoviç do të qëndrojë larg fushës së gjelbër edhe për ca kohë përfshirë edhe ndeshjen që Milani do të luajë këtë mbrëmje me ekipin norvegjez Bodo Glimt në ligën Evropiane UEFA.

Dje Milani njoftoi që edhe futbollisti brazilian Leo Duarte rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.

Kategoritë
LajmeSport

Të ngjajshmet