Goditet me autobus, vdes një 6 vjeçare në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën “Shemsi Ahmeti”, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Kategoritë
LajmeVendi