Goditet mafia shqiptare në Spanjë, kapen 1 ton kokainë dhe 1.5 mln euro (Video)

Agjentët e Policisë Kombëtare Spanjolle në një operacion të përbashkët me zyrën e Madridit dhe DEA-e Kolumbisë, nën koordinimin e EUROPOL kanë goditur një grup kriminal të mafias shqiptare, duke sekuestruar 1 ton kokainë dhe 1.5 milionë euro.

Sasia tepër e madhe e kokainës ka qenë e ndarë në 790 paketa. Ndërkohë mediat spanjolle raportojnë se organizata shqiptare ka futur nëpërmjet rrugëve ajrore kokainën nga Kolumbia dhe ka përdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njihnin tregun e shpërndarjes gjatë orëve të natës.

Droga transportohej me valixhe të mëdha të zeza dhe kompania së cilës i përkisnin pretendon se ofronte vetëm një shërbim transporti.

Hetimet për grupin shqiptar të kokainës kishin nisur në muajin nëntor, kur agjentët gjetën një rrjet të shqiptarëve që jetonin në Spanjë, të cilët trafikuan kokainën e sjellë nga Kolumbia përmes fluturimeve.

Udhëheqësit e grupit janë vendosur në nëntor në Spanjë, dhe nisën punën për të krijuar një pikë për hyrjen e drogës në Evropë. Në të njëjtën kohë, hetuesit zbuluan një dërgesë që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje. Droga ishte e fshehur në valixhe të zeza me kapacitet të madh, të cilat ishin transportuar sikur të ishin një shërbim ad hoc.

Në këtë operacion, i cili është drejtuar nga Prokuroria Speciale kundër Drogës e Gjykatës Kombëtare janë arrestuar edhe 5 persona, emri i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Operacioni kulmoi me arrestimin në Madrid të dy shqiptarëve, koka e grupit dhe personi më i besuar i tij dhe dy spanjollëve, me precedentë penalë, të cilët do të merrnin përsipër detyrat e logjistikës, grumbullimin dhe transportimin e drogës.

U arrestua edhe lideri i organizatës furnizuese në Kolumbi, i cili kishte ikur pas konfiskimit të drogës.

Përveç drogës dhe parave, agjentët kanë sekuestruar edhe 5 automjete luksoze, telefona, tri karta të rreme policore dhe disa armë me municion.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet