Godin tek Interi, do të bëhet lojtari më i paguar në ekip

Uruguaiani do t’i bashkohet zikaltërve gjatë verës.

Diego Godin do të largohet nga Atletico Madridi në përfundim të stinorit, për t’iu bashkuar Interit si futbollist i lirë.

33-vjeçari që ka luajtur për nëntë sezone me Los Colchoneros ka vendosur mos ta vazhdojë kontratën me ta, për të nisur një aventurë të re.

Sipas raportimeve që vijnë nga Uruguai, Godin do të bëhet futbollisti më i paguar në Inter, me një pagë prej 6.75 milionë eurosh në vit, duke parakaluar edhe Mauro Icardin, ndonëse për këtë të fundit nuk dihet nëse do të jetë pjesë e zikaltërve edhe për stinorin tjetër.

Transferimi i Diego Godin tek Interi pritet të vijë pasi të mbyllet sezoni në Serie A.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet