Godet Prishtina, rikthen basketbollistin boshnjak

KB Prishtina ka bërë goditjen e radhës.

Tashmë kjo skuadër është përforcuar me qendrën boshnjake, Fahro Alihodric.

Kujtojmë se Alihodric ishte transferuar edhe një vit më parë te Prishtina por ishte lënduar në fazën përgatitore dhe nuk kishte mundur të bënte as një paraqitje.

Njoftimi: Rikthehet bisha Alihodzic

Fahro Alihodzic është rikthyer në shtëpinë e Kampionëve pasi fatkeqësisht vitin e kaluar në fillim të sezonit pati një lëndim dhe nuk e pati fatin që të parqitet në shtëpinë e Kampionëve

Qendra 208 cm e gjatë, njihet për lojë fizike nën kosh, ku arma e tij më e fortë është mbrojtja, e cila do t’i jep mjaft siguri ekipit.

Alihodzic ka qenë pjesë e disa ekipeve, duke filluar nga Amerika, ku ishte pjesë e disa kolegjeve si, Fordham, Southeastern Iowa CC, si dhe UAB. Në kolegje pati paraqitje mjaft të mira.

Karrierën si profesionist e nisi në Hungari tek dyherë kampioni, Kaposvari.

Shumicën e karrierës së tij e kaloi në Greqi tek skuadrat Rethymno, Promitheas Patras e Panionis. Një edicion luajti edhe në Estudiantes Concordias të Argjentinës, kurse së fundi mbrojti ngjyrat e skuadrës nga Superliga e Belgjikës, Leuven Bears.

Kategoritë
Sport

Të ngjajshmet