GLPS: Qeveria Haradinaj ka dëmtuar rëndë buxhetin për qeverisje

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) konsideron se Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2018, ka shpenzuar 3.5 milionë euro të fondit të rezervave shtetërore në kundërshtim me ligjin në fuqi për financa publike. Krejt kjo sipas tyre është bërë në mënyrë jo të duhur, por at hok, pa planifikim dhe kryesisht për shlyerje të borxheve, individ dhe lobime të ndryshme.

Përfaqësuesja e GLPS-së, Albana Rexha përmes një konferencë për media prezantoi raportin, “Keqpërdorimi i Financave Publike: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen njëvjeçare të Qeverisë”, ku tha se nga 16 vendime që ka marrë Qeveria për rezervën shtetërore, ka shpenzuar rreth 73 përqind të fondit që e ka dëmtuar buxhetin për qeverisje.

Rexha: Qeveria ka shpenzuar 3.5 milionë euro të rezervës shtetërore

“Qeveria me marrjen e 16 vendimeve gjatë vitit 2018 ka shpenzuar rreth 73 përqind të fondit rezervë të rezervës shtetërore në kundërshtim me nenin 29 të ligjit për menaxhimin e financave publike, apo më saktësisht rreth 3.5 milionë nga 4.8 në total, sa kanë qenë të parapara, apo sa janë alokuar me ligjin për buxhetin në rezervën shtetërore”, tha ajo

Duke përmendur gjitha vendimet e marra të Qeverisë Haradinaj për shpenzimin e buxhetit të rezervës shtetërore, Rexha tha se janë marrë pa planifikimin e duhur dhe në mënyrë at hok. Kjo mënyrë sipas saj, e dëmton buxhetin dhe nuk është bërë për çështje urgjente.

Rexha: Ky alokim i parasë publike e dëmton rëndë buxhetin

“Ky alokim do të thoja i parasë publike paraqet, apo e dëmton rëndë buxhetin e konsoliduar të qeverisjes. Kjo pasi që në një kontekst që do të dominonte mirëqeverisja këto rezerva shtetërore do të përdoreshin për çështje urgjente dhe të parashikuara. Dhe çfarë do të thoshte çështje urgjente, për shembull nëse kemi një djegie të një shkolle, apo si pasoj e shirave këto konsiderohen çështje urgjente. Dhe jo për çështjet apo aktivitetet për të cilat deri më tani është përdorur ky buxhet. Kemi pa raste, nga vendimet që i kemi analizuar një shumë e madhe parash është ndarë individëve të caktuar, apo për lobim të organizatave  internacionale, kur e dina që ka departamente të caktuara për marrëdhënie me jashtë  me jashtë që merren me këtë çështje. Apo ka raste kur janë ndarë para për shlyerje të borxheve për festime të festave, apo aktiviteteve kulturore”,  deklaroi Rexha.

Mes tjerash, ajo tha se kjo praktik është në kundërshtim me kritere objektive që Kosova i ka ndërmarr me nënshkrimin e MSA-së dhe për këtë, i rekomandoi Qeverisë që të respektojë nenin 29 të Ligjit për Financat Publike dhe mos këtë fond të përdorë për çështje urgjente që janë të nevojshme.

Kategoritë
EkonomiLajmeLajmet KryesoreVendi

Të ngjajshmet