Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihmon familjen shqiptare të prekur nga tërmeti

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë kanë arritur te familja Hakrama në fshatin Pezë të Durrësit të prekur dy tërmetet, e cila nga shtatori jeton në një barakë pranë shtëpisë

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë i ka dalë në ndihmë familjes shqiptare në Qarkun e Durrësit e cila që nga tërmeti i shtatorit jeton në një barakë të ndërtuar me mundësitë e veta në kopshtin e shtëpisë së dëmtuar, ndërsa sërish pësoi tronditje pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë kanë arritur te familja Hakrama në fshatin Pezë të Durrësit të prekur dy tërmetet, e cila nga shtatori jeton në barakën pranë shtëpisë.

Gjysmëhëna e Kuqe e ka mbështetur familjen me tendë dhe artikuj ushqimorë dhe higjienikë.

Duke i informuar zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe mbi gjendjen e vështirë, kryefamiljari Naim Hakrama tha se dy fëmijët e tij, gjashtë dhe trevjeçar, kanë humbur aftësinë e të folurit pas tërmetit.

Po ashtu, ai tha se nuk kanë asnjë të ardhur financiare dhe shtoi se madje nuk i kanë as nevojat elementare, siç është rryma elektrike dhe ujë të pijshëm.

Ndryshe, 132 persona u lënduan dhe mbi 600 struktura u dëmtuan nga tërmeti me magnitudë 5,8 ballë që goditi Shqipërinë më 21 shtator.

Ndërkaq, nga tërmeti i dytë i fuqishëm me magnitudë 6,3 ballë sipas Rihterit më 26 nëntor, 51 persona humbën jetën dhe mbi 900 të tjerë u lënduan. Tërmeti i pasua nga afër një mijë pasdridhje.

 

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet