Gjysmëhëna e Kuqe Turke kryen therjen e kurbaneve në Maqedoninë e Veriut

Gjysmëhëna e Kuqe Turke thirrjen e saj për bamirësit në fushatën e dhurimit të kurbaneve e ka bërë me sloganin “Turqia të bëhet gjysmëhënë nëse dhuron përgjatë vitit begatinë e kurbanit”

Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon therjen e kurbaneve në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i ekipit të rajonit 2 të Gjysmëhënës së Kuqe Turke për Maqedoninë e Veriut, Fuat Emin, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon fushatën për therjen e kurbaneve të dhuruara e cila është bërë tashmë një traditë.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke thirrjen e saj për bamirësit në fushatën e dhurimit të kurbaneve e ka bërë me sloganin “Turqia të bëhet gjysmëhënë nëse dhuron përgjatë vitit begatinë e kurbanit”.

Turqia që nga sot do të shpërndajë përgjatë Bajramit në sofrat e miliona njerëzve në nevojë mishin e kurbanit të Gjysmëhënës së Kuqe e cila nuk i lë vetëm njerëzit në nevojë në Maqedoninë e Veriut dhe në të gjithë botën theksoi Emin. Ai ka shtuar se “Ne në Maqedoninë e Veriut do të shpërndajmë mishin e kurbanit për rreth 3.000 familje kryesisht në Shkup, në fshatra dhe në qytete si Kumanova, Resnje dhe Manastir”.

Emin tha se si Gjysmëhënë e Kuqe e kanë konsideruar si një borxh për të qëndruar sadopak pranë popullit të Maqedonisë së Veriut në jetën e vështirë përgjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19). “Sot këtu jemi përpjekur të përmbushim këtë nevojë. Shpresoj që Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe në situata të ndryshme do të marrë pjesë këtu me punime të ndryshme në Maqedoninë e Veriut”, tha Emin.

Duke vënë në dukje shpërndarjen e mishit në vend nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Emin theksoi se “Gjysmëhëna e Kuqe Turke në rajonin e Shkupit ka 100 bagëti të trasha, pra 700 pjesë. Gjithashtu sot në rajonin e Radovishtit po kryhet therja e 700 krerëve të imëta. Gjithashtu vazhdon edhe shpërndarja e tyre”.

Emin tha se në kuadrin e organizimit për mishin e kurbanit në Maqedoninë e Veriut, Gjysmëhëna e Kuqe Turke bashkëpunon me institucionet lokale. Ai njoftoi se “Për organizimin e therjes dhe shpërndarjes në Maqedoninë Lindore, Gjysmëhëna e Kuqe Turke bashkëpunon me Shoqatën e turqve të Maqedonisë Lindore. Ndërsa në anën e Shkupit bashkëpunon me shoqatën Merhamet”.

Kategoritë
LajmeRajoni

Të ngjajshmet