Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ofron ndihma për banorët e qytetit Tal Abyad e cila u pastrua nga terro.ristët e PKK/YPG-së

Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë ka arritur në distriktin Tal Abyad të Sirisë, të çliruar së fundmi, për të shpërndarë ndihma humanitare për njerëzit në nevojë.

“Këtë mëngjes, kolegët tanë kanë arritur në Tal Abyad bashkë me një kolonë me një maun dhe dy kamionë. Ata po shpërndajnë ushqim dhe mjete higjienike për njerëzit e prekur”, tha Kerem Kınık për Anadolu Agency (AA) në margjinat e Forumit Botëror të Veprimit Humanitar (WHAF) që mbahet në Stamboll.

Qendra e qytetit Tal Abyad të dielën u pastrua nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit të Turqisë “Burimi i Paqes” në Sirinë veriore. Zona u çlirua nga okupimi pesëvjeçar nga terroristët e DEASH-it dhe YPG/PKK-së. Të martën banorët e Tal Abyad-it filluan të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kınık më tej tha se ndihma do të kalojë në rajonet siriane të pastruara nga terroristët përmes dy vendkalimeve kufitare që u bënë funksionale në provincën juglindore të Turqisë, Şanlıurfa, përmes operacionit “Burimi i Paqes”.

“Numri i vendkalimeve kufitare ku ne kemi bartur ndihma humanitare ndërkufitare që nga viti 2011 ishte zvogëluar nga 12 në 6 pasi grupet terroriste okupuan rajonin. Tani do të ketë dy vendkalime të reja. Me vendkalimet Akçakale dhe Ceylanpınar, dyer të reja do të hapen për ndihmë humanitare në Siri”, tha Kınık.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar grupet terroriste atje, si dhe për të siguruar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të Eufratit nga terroristët e PKK-së dhe zgjatimin e saj sirian PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet