Gjykata hedh në shitje “Llamkosin”, rreth 500 punëtorë mund të mbesin pa punë

Gjykata Ekonomike në Prishtinë, të premten ka marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.

Këtë vendim të gjykatës e kundërshton kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të ‘Llamkosit’, Ragip Hasani, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se tha se nuk pajtohet me shitjen e  fabrikës, të cilës mund edhe t’i ndërrohet destinimi.

Sipas Hasanit, fabrika është në gjendje të rregullt teknologjike, kurse me shitjen e saj rreth 500 punëtorë mbesin pa punë.

“Dje u mbajt një seancë  në Gjykatën Ekonomike në Prishtinë, ku u vendos që ‘Llamkosi’ të shitet në ankand publik. Unë kam bërë kërkesë që mos të shitet dhe mos t’i ndërrohet destinimi i prodhimit fabrikës, por më kanë mundur me vota  dhe u mbet që të shitet fabrika brenda 60 ditësh. 30 ditë në përgatitje që të publikohet nëpër gazeta e mediume tjera, dhe pas 30 ditëve të paraqiten ofertuesit d.m.th brenda 60 ditëve të shitet. Kjo është një fatkeqësi e ekonomisë së Vushtrrisë, ku mbesin pa punë rreth 500 punëtor, e fabrika në  vlerë 30-40 milion euro, të shitet për 4 milionë”, ka thënë Hasani, për Telegrafin.

Sipas tij, fabrika Llamkos, nuk duhet të shitet sepse është në gjendje të rregullt teknologjike dhe duhet të punoj pasi është gjigant ekonomik në Vushtrri.

Hasani po ashtu tregoi se Kuvendi Komunal i Vushtrrisë është kundër shitjes së kësaj fabrike, për të cilën ka lëshuar dhe një rekomandim i cili nuk është marr parasysh nga Gjykata Ekonomike në Prishtinë.

“Një administrator, të cilin e ka caktuar Gjykata, ka bërë përgatitjet dhe që pesë vjet ‘Llamkosi’ është nëpër gjyqe. Komuna është kundër shitjes.  Kuvendi Komunal ka bërë rekomandim që mos t’i ndërrohet destinimi fabrikës. Hiç nuk jam pajtuar me atë vendim  të Gjykatës”, u shpreh kryetari Hasani.
Ai tregoi se javën tjetër do t’i informoj punëtorët e Llamkosit për këtë vendim të Gjykatës.

“Javën tjetër, të premten, do të mbaj një takim me punëtorët dhe do t’i informoj ata. Të shohim çdo të bëjmë”, potencoi kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Llamkosit, Ragip Hasani.

Ndërkaq, në vendimin që ka siguruar Telegrafi  nga Gjykata Ekonomike në Prishtinë thuhet që është aprovuar propozimi i administratorit falimentues për shitjen e fabrikës së Llamkosit.Ndryshe, privatizimi i Fabrikës së ‘Llamkosit’ të Vushtrrisë kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur. /Telegrafi/

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi

Të ngjajshmet