Gjobitet me 400 mijë euro partia nacionaliste gjermane

Vëzhguesi parlamentar i Gjermanisë ka urdhëruar që opozita e ekstremit të djathtë, Alternativë për Gjermaninë (AfD) të paguajë një gjobë prej më shumë se 400,000 euro, për shkeljen e rregullave të donacioneve të partisë, tha AfD të martën.

Partia tha se do të apelojë ndaj vendimit të administratës së parlamentit, i cili tha se AfD kishte shkelur rregullat që ndalonin partitë gjermane nga marrja e donacioneve nga entitete jashtë Bashkimit Evropian.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy anëtarë të AfD-së kishin financuar fushatat e tyre në dy zgjedhjet shtetërore gjermane në 2016 dhe 2017, pjesërisht me donacionet nga Goal AG, një kompani publike me bazë në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE.

Një zëdhënës i Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente. Kompania zvicerane gjithashtu nuk dha komente për rastin në fjalë, përcjell Top Channel.

Gjoba është pengesa më e fundit për AFD, një parti kundër emigrantëve, bashkë-udhëheqësi i të cilit Alice Weidel tashmë është duke u hetuar nga prokurorët me dyshimin për shkelje të rregullave të dhurimit ndaj partisë.

AfD tha se vendimi për ta gjobitur ishte i motivuar politikisht. Ai tha se dy anëtarët e partisë të akuzuar për marrjen e donacioneve, Joerg Meuthen dhe Guido Reil, po konkurrojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin e ardhshëm.

Partitë kryesore politike të Gjermanisë refuzojnë të punojnë me AfD-në, e cila u fut në parlamentin kombëtar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2017.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet