Gjilani do të fillojë subvencionimin e kulturës së duhanit

Komuna e Gjilanit, e cila është përfituese e fondeve të BE-së për projektin për mbështetjen financiare dhe profesionale për të rinjtë në agrobiznes, ka paraqitur sot detajet dhe mundësitë që ofron projekti për zhvillimin e sektorit privat të agros.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se komuna që ai drejton është e fokusuar në projekte të tilla, në mënyrë që rinia të jetë aktive në të bërit biznes.

“Prodhimi në fushën e agro-biznesit është i sigurt, sepse përpos tregut vendor, kërkesa të mëdha ka edhe në tregun e jashtëm përmes eksportit”, ka thënë ai.

Haziri ka bërë të ditur se nga viti i ardhshëm  Komuna e Gjilanit dhe Qeveria e Kosovës do të fillojnë subvencionimin e kulturës së duhanit, që do të ndikojë në rritjen e të punësuarve dhe punimin më të madh të tokës.

Ndryshe ky projekt është i paraparë të zgjasë 22 muaj në kuadër të projektit gjithashtu do të ndahen edhe informatat online për të gjitha interesimet e të rinjve.

Kategoritë
LajmeVendi

Të ngjajshmet