Gjiganti kombëtar i Turqisë gati për të kërkuar hidrokarbure në Detin e Zi

Anija e sondimit “Fatih”, e para kombëtare e Turqisë, do të fillojë misionin e saj të kërkimit në Detin e Zi më 29 maj, datë që përkon me 567-vjetorin e ngadhënjimit mbi Stambollin.

Zyrtarët turq bënë me dije se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme përpara nisjes së anijes “Fatih” më 29 maj.

Kjo anije sondimi me gjatësi 229 m, gjerësi 36 m dhe peshë 51.283 grostonë, pronë e Korporatës Turke të Naftës (Turkish Petroleum – TP ose TPAO), qe ankoruar në Portin “Haydarpasa” të Stambollit më datë 10 prill, pas aktiviteteve të kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Përpara fillimit të sondimeve që anija “Fatih” do të kryejë në Detin e Zi, ekspertët përfunduan të gjitha përgatitjet teknike për të mundësuar kalimin e saj në Bosfor.

Fillimisht iu çmontua direku në kantierin detar të Portit “Haydarpasa” dhe pastaj anija u shoqërua në brigjet e Ahirkapisë për të pritur ditën e nisjes për mision në Detin e Zi.

“Fatih” do të niset për misionin e kërkimit të hidrokarbureve në Detin e Zi më 29 maj, datë që përkon me 567-vjetorin e ngadhënjimit mbi Stambollin.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet