Gjigantët e naftës pësojnë humbje të mëdha javore prej për shkak rënies së çmimit

Gjigantët e naftës pësojnë humbje të mëdha javore prej për shkak rënies së çmimit.

Katërmbëdhjetë kompanitë më të mëdha botërore të naftës regjistruan rënie të kapitalizimit të tyre të tregut me një total prej 495 miliardë dollarësh këtë javë për shkak të çmimeve të ulëta të naftës, sipas të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency (AA).

Çmimi i aksioneve të Aramco-s Saudite, ndërmarrja më e madhe në botë për nga vlera e tregut, u ul me 12,1 për qind nga 33.00 rijalë sauditë, sa ishte të dielen më 8 mars, në 29.00 rijalë sauditë më 12 mars, të enjten në bursën Saudite Tadawul.

Me këtë rezultat, kompania nacionale saudite e naftës pati rënie të kapitalizimit të saj në treg me 230 miliardë dollarë.

OPEC-u i udhëhequr nga Arabia Saudite dhe jo-OPEC-u kryesuar nga Rusia dështuan më 6 mars për të frenuar nivelet e tyre të prodhimit të naftës, gjë që bëri që çmimet e naftës së papërpunuar të binin me rreth 30 për qind dhe të bien në nivelin e saj më të ulët që nga shkurti i vitit 2016.

Çmimet e aksioneve të Rosneft ranë me 32,2 për qind, kurse kapitalizimi i kompanisë ra në 19 miliardë dollarë nga 10 marsi deri më 13 mars në Bursën e Moskës, e cila u mbyll më 9 mars, të hënën, për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Gruas një ditë më parë.

Çmimi i aksioneve të Lukoil ra në 21,1 për qind gjatë kësaj periudhe, ndërsa vlera e tij e tregut ra në 11 miliardë dollarë.

Shell dhe Eni më rënien më të madhe në Evropë

Ndër gjigantët evropianë të naftës, Royal Dutch Shell, shënoi rënien më të madhe në kapitalizimin e tregut, ndërsa Eni i Italisë regjistroi uljen më të madhe të përqindjes në çmimin e aksioneve.

Midis 9 marsit dhe 13 marsit, çmimi i aksioneve të Royal Dutch Shell ra në 30,8 për qind, kurse vlera e tij e tregut humbi 48,3 miliardë dollarë.

Ndërsa çmimi i aksioneve të Eni-t ra në 32,4 për qind gjatë po kësaj periudhe, kapitalizimi i tij në treg u ul me 13,5 miliardë dollarë.

BP pati ulje të çmimit të aksioneve të saj me 30,1 për qind dhe çmimi i saj në treg ra në 29,5 miliardë dollarë gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa kompania franceze Total S.A. regjistroi rënie të çmimit të aksioneve të saj me 29,9 për qind dhe vlera e saj e tregut ra në 33,7 miliardë dollarë.

Equinor i Norvegjisë pati rënie të çmimit të aksioneve me 27,2 për qind, ndërsa vlera e saj e tregut ra në 12,7 miliardë dollarë.

Gjashtë kompanitë kryesore amerikane humbën 97 miliardë dollarë në total

Rënia e çmimeve të naftës, e shoqëruar me frikën e koronavirusit, shkaktoi që indekset në bursën e SHBA-së këtë javë të shënojnë rënien e tyre më të madhe javore që nga kriza globale financiare në vitin 2008.

Kështu, gjashtë kompanitë më të mëdha amerikane të naftës shënuan ulje të kapitalizimit të tyre të tregut me një total prej 97 miliardë dollarësh nga 9 marsi deri më 13 mars.

Çmimi i aksioneve të ExxonMobil ra për 20,1 dollarë gjatë kësaj periudhe dhe vlera e tij e tregut humbi 40,5 miliardë dollarë.

ExxonMobil u pasua nga Chevron, i cili humbi 22,4 miliardë dollarë në vlerën e tregut pasi çmimi i aksioneve të saj ra me 12,5 për qind.

ConocoPhillips regjistroi një fundosje në vlerën e tij të tregut me 15,1 miliardë dollarë, ndërsa çmimi i aksionit të saj ra me 30,8 për qind.

Çmimi i aksioneve të Halliburton, ndër kompanitë e shërbimeve të naftës, shënoi një rënie prej 45.3 për qind, kurse kapitalizimi i saj në treg ul në 5,2 miliardë dollarë.

Ndërsa çmimi i aksionit të Schlumberger ra me 32,2 për qind, vlera e tij e tregut ra në 10,7 miliardë dollarë. Çmimi i aksioneve të Baker Hughes u fundos me 20,8 për qind, kurse vlera e tij e tregut humbi 3,4 miliardë dollarë.

Kategoritë
Ekonomi

Të ngjajshmet