Gjici surprizon azerët e Qarabag, pritje me çifteli dhe qeleshe (Foto)

Impianti “Loro Boriçi” i Shkodrës do të mirëpresë sot në orën 19:00 sfidën Kukësi-Qarabag, ku verilindorët do të kërkojnë të kalojnë turin e radhës në Champions përballë azerëve të Ansi Agollit.

Pavarësisht se kemi të bëjmë me një ndeshje të niveleve të larta, ku rrallë se gjen miqësi mes klubeve, kuksianët kanë dhuruar “Fair Play” edhe jashtë fushe, teksa kanë pritur delegacionin e Qarabag dhe delegatin e UEFA-s në një drekë festime në një nga restorantet tradicionale të Shkodrës.

Spektaklin e ka dhuruar presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili i dhuroi nga një çifteli, si instrumenti muzikor karakteristik i zonës së Kukësi, delegacionit azer dhe zyrtarit të UEFA-s.

Ai madje u vendosi delegatëve në kokë edhe nga një qeleshe, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe tepër miqësore, e për më tepër duke promovuar në mënyrën më origjinale vlerat dhe mikpritjen e shqiptarëve.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet

  • Ahmeti reagon për “veteranët e rrejshëm”

    Kryetari i komunës së Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj publikimeve ku thuhet se 19,000 veteranë të rrejshëm përfshihen në draft aktakuzën e prokurorit Elez Blakaj...
  • Dy milionë muslimanë pritet të nisin Haxhin

    Dy milionë muslimanë pritet të mbërrijnë javën e ardhshme në Arabinë Saudite për pelegrinazhin e përvitshëm të Haxhit. Këtë vit do të marrin pjesë edhe pelegrinët nga Irani, autoritetet...
  • Pesë shpjegime mbi krizën ShBA-Turqi

    Pak muaj më parë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë i ngjanin qetësisë që i paraprin një stuhie. Shkak ishte mbajtja në burg e një pastori amerikan, që akuzohet se...
  • Divorci dhe liria e grave

    Divorci mund të mos jetë ajo që e dëshirojnë, por çifteve ndonjëherë nuk u mbetet zgjidhje më e mirë. Rekomandohet si opsion, veçanërisht, për t’i shmangur pasojat e mëdha...