Gjetje e pabesueshme: Arkeologët egjiptianë gërmojnë 20 sarkofagë të pikturuar (Foto)

Arkeologët kanë gjetur më shumë se 20 arkivole prej druri afër Luxor në Egjipt, transmeton BBC.

Sarkofagët, me modele ngjyrash ende të dukshme, u zbuluan në nekropolin Asasif të vendosur në bregun perëndimor të lumit Nil. Ata ishin rregulluar në dy rreshta, njëri mbi tjetrin.

Ministria e Antikiteteve egjiptiane e ka quajtur këtë zbulim “një nga më të mëdhenjtë dhe më të rëndësishmet” vitet e fundit.

Shumica e varreve në nekropolin e Asasif datojnë nga periudha e vonë (664 – 332 p.e.s.) e Egjiptit të lashtë.

Sidoqoftë, ekzistojnë edhe arkivole nga dinastia e hershme e 18-të (1550 – 1229 p.e.s.), së cilës i përkisnin edhe faraonët e famshëm si Hatshepsut, Amenhotep III dhe Tutankhamun.

Ministria e Antikiteteve njoftoi javën e kaluar se arkeologët kishin zbuluar një “zonë industriale” të lashtë në luginën perëndimore të Luxor që strehonte “objekte për ruajtjen dhe pastrimin e pajisjeve funeral, me shumë qeramikë të dinastisë së 18-të”.

Ministria do të lëshojë më shumë detaje në lidhje me këtë zbulim të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi të shtunën, përcjell Gazeta e Re.

Kategoritë
BotaKurioziteteLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet