Gjermania shënon 30-vjetorin e ribashkimit

Gjermania u ribashkua më 3 tetor 1990, pas katër dekadave të ndarjes gjatë Luftës së Ftohtë.

Gjermania është duke shënuar 30-vjetorin e ribashkimit të saj të shtunën, duke shfaqur arritje përgjithësisht pozitive të përparimit të bërë në bashkimin e pjesës së saj lindore dhe perëndimore mes festimeve të cilat janë të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Gjermania u ribashkua më 3 tetor 1990, pas katër dekadave të ndarjes gjatë Luftës së Ftohtë. Gjermania Lindore u bashkua me republikën federale perëndimore më pak se një vit pasi sundimtarët komunistë të lindjes, nën presionin e protestave në rritje, rrënuan Murin e Berlinit dhe pjesën tjetër të kufirit shumë të fortifikuar midis dy shteteve.

Ndërsa që nga ajo kohë është bërë përparim shumë i madh, ndryshimet ekonomike dhe të tjera midis perëndimit dhe lindjes më pak të prosperuar ende vazhdojnë. Një trend afatgjatë i largimit të më shumë njerëzve nga lindja sesa lëvizja drejt saj është ndalur përfundimisht në vitet e fundit.

“Ne kemi arritur shumë në këto 30 vjet”, tha kancelarja Angela Merkel, e cila u rrit në lindje, para parlamentit gjerman këtë javë.

“Ne kemi arritur të zvogëlojmë ndjeshëm dallimet në kushtet e jetesës midis Gjermanisë lindore dhe perëndimore”, deklaroi Merkel.

“Por ndryshimet strukturore mbeten. Nevoiten përpjekje të mëtejshme”, shtoi ajo.

Pika kryesore e festimeve të së shtunës është ceremonia në Potsdam, në afërsi të Berlinit, e udhëhequr nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, me 230 të ftuar, rreth një e pesta e audiencës që planifikohej fillimisht.

Merkel pranoi se festimet “do të jenë më të qeta sesa me të vërtetë meritojnë”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet