Gjermania pritet të miratojë një tjetër paketë stimuluese për ekonominë

Me qëllim të tejkalimit të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, Gjermania do të miratojë edhe një paketë tjetër stimuluese.

Kërkesa është bërë nga Unioni i Industrialeve dhe Dhomave të Tregtisë (DIHK), sipas të cilit ekonomia aktualisht po ndien më shumë pasojat nga pandemia se sa në mesin e marsit kur Qeveria e Angela Merkel miratoi një paketë fillestare të masave, transmeton KosovaPress.

“Në këtë kohë duhet të shtohen reagime zinxhirore për tërë ekonominë. Me fjalë të tjera, nga dita në ditë, ne mund të matim me saktësi se sa është përkeqësuar situata ekonomike e shumë ndërmarrjeve,” tha presidenti i DIHK, Eric Schweitzer.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, qeveria gjermane planifikon të miratojë një tjetër paketë stimuluese, që synon kryesisht kompanitë e mesme, me qëllim të përmirësimit të produktivitetit dhe shpëtimin nga detyrimet e kredisë. Kjo do të rrisë garancitë e qeverisë për kredi në 300 miliardë euro.

“Mbrojtja e qeverisë tashmë përfshin instrumente të mira për të lehtësuar ndikimin e krizës,” tha Schweitzer, duke përmendur rregullore speciale për ndihmë emergjente për të vetëpunësuar dhe biznese të vogla.

Qeveria gjermane ka formuar tashmë një paketë të ndihmës ekonomike mbi 750 miliardë euro.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet