Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi sot se Gjermania më 7 tetor në Këln do të luaj ndeshjen miqësore me Turqinë, kurse tri ditë më vonë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Çekisë.
Trajneri i përfaqësueses gjermane të futbollit, Joachim Low, paralajmëroi se publiku në vjeshtë do të shohë ekipin kombëtar në ndeshjet miqësore kundër kombëtares së Turqisë dhe Çekisë.
Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi sot se Gjermania më 7 tetor në Këln do të luaj ndeshjen miqësore me Turqinë, kurse tri ditë më vonë edhe një ndeshje tjetër miqësore kundër Çekisë.
Më tej theksohet se të dyja ndeshjet e paralajmëruara janë futur në orarin zyrtar të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA).
Përzgjedhësi i përfaqësueses gjermane të futbollit në porosinë e tij në faqen zyrtare të internetit të DFB-së tha se publiku në vjeshtë do të shohë skuadrën e përtërirë të kombëtares.
“Do të shfrytëzojmë ndeshjet miqësore të shohim skuadrën tonë. Turqia dhe Çekia në aspektin sportiv janë dy rivalë shumë interesantë. Përkundër pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, ndeshjet miqësore do të na ndihmojnë në zhvillimin e skuadrës”, theksoi Low.
Ai tha se tashmë është i emocionuar për ndeshjet e paralajmëruara dhe shprehu shpresën se pandemia e COVID-19 do të ketë përfunduar dhe se nuk do të ketë probleme për ndeshjet.