Gjermania ndalon shitjen e orëve inteligjente për fëmijët, ja arsyeja

Autoritetet gjermane ndaluan shitjen e orëve inteligjente për fëmijë duke thënë se janë përdorur për përgjime.

Një lëvizje e ngjashme u aplikua edhe për kukullën My Friend Cayla për të njëjtat arsye, raporton PCWorld.

Gjithashtu ata paralajmëruan prindërit t’i shkatërrojnë këto pajisje. Në një njoftim zyrtar, autoritetet thanë se kishin marrë masa edhe ndaj firmave që shesin produkte të tilla.

Pajisje të tilla zakonisht u dedikohen moshave të vogla nga 5 deri në 12 vjeç. Shumica e tyre kanë një kartë SIM dhe funksionalitete të kufizuara telefonie të cilat shfrytëzohen me anë të një aplikacioni.

Ca prej tyre ruanin të dhëna pa enkriptim. Kjo do të thotë se hakerat mund ti hakonin duke përdorur edhe teknikat më bazike.

Nuk dihet nëse një vendim i tillë i marrë nga autoritetet Gjermane erdhi si rezultat i shqetësimeve të privatësisë apo probleme reale sigurie.

Kategoritë
Të ndryshmeTeknologji

Të ngjajshmet