Gjermani, zgjerohet sfera e ndalesës për automjetet dizel

Automjetet me standard të emetimit Euro 4, që nga data 1 prill e vitit të ardhshëm nuk do të mund të hyjnë në qendrën e Këlnit dhe Bonit.

Gjykata Administrative e Këlnit në Gjermani ka vendosur të ndalojë qarkullimin e disa automjeteve dizel në qendrat e qyteteve Këln dhe Bon duke filluar nga 1 prilli i vitit 2019.

Sipas vendimit të gjykatës, automjetet me standard të emetimit Euro 4, që nga data 1 prill e vitit të ardhshëm nuk do të mund të hyjnë në qendrën e Këlnit dhe Bonit.

Ndalesa në fjalë do të përfshijë edhe automjetet dizel Euro 5 nga 1 shtatori i vitit 2019.

Me vendimin në fjalë synohet reduktimi i ndotjes së ajrit në dy qytetet.

Bashkia e Këlnit planifikon që në vitin 2019 t’i zëvendësojë autobusët e transportit publik me autobusë elektrikë.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet