Gjermani, regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 që nga prilli

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 43 persona dhe se numri gjithsej i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka arritur në 334.585.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) 5.132 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 5.132 raste me COVID-19.

Kjo shifër është regjistruar si shifra më e lartë që nga prilli e deri tani.

Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 43 persona dhe se numri gjithsej i rasteve me COVID-19 në Gjermani ka arritur në 334.585, ndërsa numri gjithsej i vdekjeve nga virusi në 9.677.

Teksa vazhdojnë trajtimin në kujdesin intensiv 620 të sëmurë me COVID-19, theksohet se Gjermani numri i të shëruarve ka arritur në 281.900.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet