Gjermani, refuzohet ideja për sprej kundër dilerëve të drogës

Një përpjekje kreative nga menaxheri i Parkut Gerlitzer të Berlinit për të mbajtur dilerët e narkotikëve larg familjeve dhe vrapuesve, ka marrë refuzimin e zyrtarëve gjermanë.

Në fakt, Cengiz Demirci shënoi zona të caktuara në parkun popullor me sprej rozë në mënyrë që dilerët të qëndronin pas tyre me qëllim që t’i largonin ata nga sheshet e lojërave për fëmijët dhe vendet e tjera, njofton AP.

Komisionarja për narkotikë në Ministrinë Federale të Shëndetësisë, Marlene Mortler, e hodhi poshtë idenë, ndërsa ministri i Brendshëm gjerman Andreas Gaizel tha se qyteti nuk do të pranonte idenë e Demirci.

Ai tha se policia po lufton dilerët e drogës, duke përfshirë edhe Parkun Gerlitzer.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet