Gjermani – Një tjetër goditje për refugjatët, Bundestagu shtyn ndalimin e bashkimit familjar

Bundestagu vendosi të shtyjë ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi, pra ata që nuk janë të njohur plotësisht si azilantë deri në fund të korrikut. Më parë koalicioni me bazë të gjerë kishte ndaluar bashkimin familjar për dy vjet nga marsi i vitit 2016.

Tani Unioni konservator i partisë kristiandemokrate, CDU dhe asaj kristiansociale, CSU bashkë me socialdemokratët arritën kompromisin mes tyre pas debateve të zgjatura për një shtyrje të re. Pas korrikut do të mundësohet ardhja e 1000 vetëve në muaj, përjashtuar rastet e veçanta.

Të Gjelbrit dhe E Majta e kanë kritikuar rregulloren, ndërsa partia ekstremiste djathtiste, AfD kërkon shfuqizimin e plotë të pretendimit për bashkim familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi. Deri në fund të korrikut koalicioni i ri i mundshëm mes konservatorëve dhe socialdemokratëve do të mundësojë rregulloret që do të lejojnë nga fillimi i gushtit ardhjen e familjarëve.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere që e quajti këtë një kompromis realist, theksoi se, veç kësaj do të jepen viza për raste të veçanta të jashtëzakonshme. Kreu i grupit parlamentar E Majta, Dietmar Bartsch e kritikoi ligjin duke e quajtur “arbitrar, si dhe me pikëpyetje nga ana morale dhe jo të njerëzishëm”.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet