Gjermani, fillon gjykimi i 11 personave për përdhunimin e 18-vjeçares

Në juglindje të Gjermanisë ka filluar gjykimi i 11 personave, shumca sirianë, për përdhunimin grupor të vajzës 18-vjeçare në tetor të vitit të kaluar.

Gjykimi për rastin, i cili ngriti tensione në Gjermani për migrimin, filloi sot në gjykatën shtetërore në Freiburg, ndërsa planifikohet të përfundojë në dhjetor. Mediat gjermane raportojnë se të akuzuarit e grup-moshës nga 18 deri 30 vjeç janë 9 shtetas sirianë, një algjerian dhe një gjerman, transmeton AA.

Prokurorët thonë se vajzës në diskotekë i është ofruar një tabletë ekstazë dhe se në pijen e saj është hedhur një substancë e panjohur, çka ka pamundësuar që ajo të mbrohet nga sulmuesit. Vajza lajmëroi se disa meshkuj e kanë përdhunuar jashtë diskotekës.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet