Gjermani – Arrihet marrëveshja, vetëm 28 orë punë në javë!

​Inxhinierët dhe punëtorët e thjeshtë të industrisë së rëndë në Gjermani nuk do të punojnë më më shumë se 28 orë në javë.

Kërkesa e tyre për një balancë më të mirë mes punës dhe jetës është miratuar. Unioni industrial “IG Metall”, më i madhi në Europë u njohu punëtorëve këtë të drejtë. Marrëveshja kolektive e mbi 900 mijë anëtarëve të tij në landin Baden-Vurtemberg, pritet të ketë një efekt domino dhe të përhapet me shpejtësi në gjithë Gjermaninë.

Marrëveshja mes punonjësve hyn në fuqi vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se që nga janari i 2018, çdo anëtar i unionit “IG Metall” nuk është i detyruar që të qëndrojë më shumë se 6 orë në ditë në punë.

Marrëveshja mbron gjithashtu punëmarrësit, duke përjashtuar punëdhënësit nga vendimi për të ndaluar punonjësit e tyre për të punuar vetëm 6 orë.

Ky pakt u arrit pas kërcënimeve të IG Metall për vazhdimin e protestave dhe të grevës nëse nuk miratoheshin kërkesat e tyre. Me ndryshimet e reja, mediat gjermane thonë se ka më shumë fleksibilitet për punonjësit, të cilët mund të zgjedhin që të kryejnë vetëm 28 orë punë në javë, ose të kryejnë edhe 40 të tilla.

Efektet e kësaj pritet që në vitin e parë të reflektohen në të paktën 4 milionë punonjës, pa përfshirë këtu se e njëjta gjë mund të shtrihet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë gjermane.

Kategoritë
DIASPORALajme

Të ngjajshmet