Gjermani, 303 pacientë thonë se u infektuan me Covid-19 në Kosovë

303 persona të prekur me COVID-19 në katër javët e fundit në Gjermani e kanë paraqitur Kosovën si vend të ekspozimit të mundshëm me koronavirusin, bëhet e ditur nga tabela më e re e Insitutit Robert Koch.

“Robert Koch” merret me përcjelljen e rasteve me COVID-19 në Gjermani. Në tabelën rreth katërjavëshit të fundit, deri më 28 korrik, janë paraqitur gjithsej 7.997 raste me COVID-19. Shtet i ekspozimit të mundshëm me virusin, menjëherë pas Gjermanisë është Kosova me 303 raste, e pasuar nga Serbia me 242, Turqia 70 dhe Bosnja 67.

Por, si shkruan instituti Robert Koch, me gjithë rritjen e rasteve të raportuara si infektime jashtë Gjermanisë, pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar brenda vetë Gjermaninë.

Edhe ambasada e Kosovës në Gjermani kishte njoftuar të mërkuren se në bazë të statistikave të Robert Koch shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet