Gjeniu 9-vjeçar muajin e ardhshëm diplomohet në universitet

​Një fëmijë nga Belgjika muajin e ardhshëm do të diplomohet në universitet dhe në moshën 9-vjeçare do të ketë një diplome të nivelit bachelor.

Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven (TUE).

I përshkuar nga profesorët si “i jashtëzakonshëm’, Laurent është në rrugën e duhur për të përfunduar studimet e tij në dhjetor.

Ai më pas planifikon të bëjë doktoraturën për inxhinieri elektrike, ndërsa studion gjithashtu edhe për mjekësi, tha babai i tij për CNN.

Prindërit e tij, Lydia dhe Alexander Simons, menduan se gjyshërit e Laurent po e ekzagjeronin kur thanë që ai ishte një “dhuratë”, por mësuesit e gjeniut shumë shpejt e konfirmuan.

“Ata vunë re diçka shumë të veçantë për Laurentin”, tha Lydia.

Laurent iu nënshtrua shumë provimeve nga mësuesit e tij të cilët kërkonin të mësonin diçka më shumë rreth talentit. “Ata na thoshin që ai është sikur sfungjer”, tha Alexander.

9-vjeçari vjen nga një familje mjekësh. Dhe prindërit e tij deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpjegim se përse fëmija i tyre është i aftë të mësojë kaq shpejt.

Duke qeshur, e ëma tha se kishte ngrënë shumë peshk gjatë shtatzënisë.

Kategoritë
BotaKurioziteteLajmeTë ndryshme

Të ngjajshmet